Aksioni i Ujësjellësit Elbasan, priten dhjetëra lidhje të paligjshme

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Elbasan ka vijuar aksionin në Mengël ndaj debitorëve dhe personave që kishin lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm. Gjatë aksionit janë prerë dhjetëra lidhje dhe janë gjobitur disa persona.Ndërmarja e Ujësjellësit në Elbasan ka intensifikuar aksionin ndaj debitorëve dhe lidhjeve të paligjshme të ujit.450 milionë lekë është fatura e papaguar e ujit të pijshëm që qytetarët elbasanas i kanë Ndërmarjes së Ujësjellësit, shumë e akumuluar ndër vite.Në fshatin Mengël të qytetit të Elbasanit punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë prerë dhjetëra lidhje uji të debitorëve, por edhe lidhje të paligjshme. Aksioni drejtohej nga Drejtori i kësaj ndërrmarrje, Altin Cenolli.Aksioni për prerjen e lidhjeve të ujit të pijshëm të debitorëve dhe ato të paligjshme, do të shtrihet në ditët në vijim dhe në zona të tjera të Elbasanit.