IKMT vazhdon aksionin në Vlorë, në një javë rrafshohen 100 objekte pa leje
IKMT ka shtrirë aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithe qytetin e Vlores.Përgjatë gjithë bulevardit Vlorë-Skelë të qytetit bregdetar ka ndërhyrë rruspa e IKMT, ndërkohë që nuk ka pasur kundërshtimeve nga pronarët e objekteve apo shtesave.Rreth 100 objekte kryesisht shtesa pallatesh dhe biznesesh janë rrafshuar gjatë gjithë javës.Pamjet që po shihni janë të Vlorës, pas ndërhyrjes së IKMT në cdo lagje të e zonë të qytetit bregdetar.IKMT bën me dije se aksioni nuk do te ndalet deri ne rikthimin e hapësirave publike qytetareve. Cdo objekt i ndërtuar pa leje do të jetë objektiv I ndërhyrjes sonë, thuhet në një njoftim të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e TerritoritNdërkohë këtë javë pritet që IKMT të ndërhyjë dhe në Lagjen Kushtrim, zonë që banorët kanë kundërshtuar projektin për bashkimin e Transballkanikes me autostradën Vlorë-levan, që u prek banesat e ndërtuara me dhe pa leje.