Shkodër, banesës 100-vjeçare i shembet çatia, rrezik për kalimtarët
Banesat e vjetra mbi 100 vjeçare në qytetin e Shkodres vijojnë të jenë një rrezik serioz për jetën e kalimtarëve, pasi nga amortizimi i tejskajshëm dhe mosmirëmbajtja prej pronarëve, kanë nisur të shemben. Rasti i fundit u shënua në rrugën "Babej" kur çatia e një banesë ra brenda.Banorët të frikësuar thonë se kjo shtëpi është shembur edhe 2 herë të tjera pjesërisht dhe askush nuk ka vënë dorë për të marrë masa.Ndonëse banorët njoftuan zjarrfikësit, ndërhyrja ishte një mision i pamundur për shkak të bllokimit të rrugës nga parkimet e gabuara.U desh bartja e mjeteve në duar për të finalizuar ndërhyrjen në banesë.Nëse nuk ndërhyhet në kohë nga pronarët dhe autoritetet vendore, kjo shtëpi nga rëndimi i kushteve atmosferike, mund të shëmbet duke u rrezikuar jetën banorëve apo kalimtarëve të rastit.