Ndihmë të përmbyturve, biznesmenë e individë i përgjigjen thirrjes së Bashës
Ndërsa Qeveria mblodhi biznesin e madh për të siguruar ndihma për të përmbyturit, Partia Demokratike bëri atë që është e mundur për njuë parti në opozitë, të bazohet në kontribute vullnetarë të mbështetësve dhe qytetarëve.Një ide që gjithsesi dha rezultat pas thirrjes së kryetarit të PD-së Basha. Pasi u mblodhën pakot ushqimore dhe veshmbathje, 5 kamionët lanë oborrin e selisë blu dhe ju drejtuan zonave të mbuluara ende nga uji në Fier dhe Vlorë.Bashkë me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat, kontgributinh ndihmës të mbështesve e shoqëroi dhe deputetja Albana Vokshi, e cila gjithashtu ndoqi dhe proçesin e shpërndarjes së tyre në terren.“ Ka ende shumë mungesa, ka ende banesa të cilat gjenden nën ujë, janë të përmbytura. Nuk kanë shtretër, nuk kanë ilaçe, nuk kanë ushqime, nuk kanë veshmbathje të mjaftueshme. Një nga problematikat më të mëdhaja është që bagëtitë, edhe ato që janë shpëtuar janë pa ushqim”.Kryesisht si ndihmë për banorët e përmbytur u dërguan në Fier dhe Vlorë, ushqime dhe veshmbathje si elementët më emergjentë në këtë situatë që ndodhen shumë familje në dy qarqet e jugut të vendit.