Aksident në Vlorë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2015, 14:01
Vlorë-Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës rreth orës 13:30 në aksin rrugor Fier-Vlorë.Siç shihet dhe nga fotoja, makina me targa AA764KG ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një tokë të mbjellë.Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurve.Ndërkaq forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.