Përmbytjet, 95 familje janë rikthyer në banesa, vijon shpërndarja e ndihmave
Shtabi i Emergjencave ka bërë një vlerësim të situatës së përmbytjeve në jug të Shqipërisë. Janë 602 banesa të cilat janë prekur nga vërshimi i ujrave, ndërsa 5600 hektarë toke është përmbytur nga ujërat, kurse 3500 hektare ndodhet ende nën ujë.Po ashtu sipas Shtabit të Emergjencave janë evakuuar 110 familje, ndërsa 95 familje pas normalizimit të situatës u kthyen në banesat e tyre.Ajo që është konsideruar tashmë si faza e dytë janë shpërndarja e ndihmave nga Forcat e Armatosura për familjet e përmbytura.Ndërsa kryeministri Rama në një postim në rrjetin social facebook shkruan se Plani i solidaritetit në funksion në zonat e përmbytura. Regjistër ndihmash me gjithë emrat e familjeve të prekura. Shteti në krye të detyrës!
Bukë, ujë dhe ushqime të tjera për njerëzit dhe bazë ushqimore për bagëtitë u shpërndanë në Fier e Vlorë falë kontributit të bizneseve shqiptare dhe 14 kamionëve të ardhura nga Kosova apo shtete të tjera.Një ditë më parë edhe ministri, Edmond Panariti, që ndoqi nga afër shpërndarjen e ndihmave tha se ata mjaftojnë për 15 ditët në vijim, ndërsa theksoi se vijon përllogaritja e dëmeve për të kompensuar të gjithë të prekurit nga përmbytjet.