Hapen portat e Fierzës, Gjiknuri: Nuk ka rrezik për përmbytje
Po mirëmenaxhohen hapja dhe mbyllja e portave të digave të hidrocentraleve, kur ka prurje të mëdha eksportohet energjia dhe nuk jepen më urdhra me telefon si dikur për mbajtjen në kontroll për arsye ekonomike.Deklarata vjen pas nisjes së shkarkimeve nga Fierza, nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili nën shoqërinë e ambasadorit zviceran Christoph Graf dhe kreut të KESH Agron Hetoja vizituan hidrocentralin e Fierzës.Damian Gjiknuri: "Mjafton fakti se për herë të parë, menaxhimi i kuotave, hapja apo mbyllja e portave nuk bëhet më me urdhër politik, por respektohet një më një rregullorja. Atëherë kur ka prurje të caktuara vendoset të bëhen edhe eksporte të energjisë por edhe hapje të shkarkimeve të kontrolluara që të mos shkaktojnë përmbytje. Më parë urdhëroheshin me telefon që të mbaheshin kuota të caktuara për arsye gjoja të gjuajtura ekonomike"Ministri Gjinkuri siguroi se këtë radhë përmbytjet prej Fierzës do të jene inekzistente.Damian Gjiknuri: "Nuk besoj të kemi përmbytje apo rreziqe që mund të vinë nga shkarkimet e pakontrolluara. Siç po e shikoni këtu, shkarkimet janë të kontrolluara, agregatët po punojnë me fuqi të plotë. Pra, po punojnë dhe po shitet energjia ditën dhe natën, një energji ose ujë që do të ikte dëm. Nga ana tjetër, po bëhet një shkarkim i kontrolluar që është i mjaftueshëm për të mbajtur balancën e pjesës së rezervuarit që të ngrihet në nivele shumë të vogla që janë të pranueshme. Sot jemi në kuotën 292.80 m dhe çdo gjë po menaxhohet e kontrollohet në ditë pas dite dhe orë pas ore nga KESH-i. Moti ka dhe të papriturat e tij por KESH po e monitoron situatën dhe autoritetet kanë marrë masat e tyre"Ambasadori zviceran Christoph Graf përmendi disa rezultate të punës së bërë në kaskadën e Drinit me fonde dhe ekspertizë zvicerane përfshirë 4% rritje të efiçiencës së turbinave të FierzësChristoph Graf: "Kjo reformë ka nisur të japë rezultate të qarta në kuadër të sigurimit të furnizimit të vazhdueshëm për qytetarët. Une e mirëpres përkushtimin për të nxitur një ndryshim të sjelljes tek popullata. Gjithashtu, vlerësoj masat e shënuara për të mbrojtur grupet e prekshme. I inkurajoj autoritetet të ndjekin veprimet dinamike të kesaj reforme, në përputhje të plotë me rregullat, proçedurat dhe standardet e qeverisjes së mirë. Ne jemi gati për mbështetje të mëtejshme të autoriteteve shqiptare dhe institucioneve përkatëse për të kontribuar në përmirësime të sektorit energjetik"