David Beckham, Britney Spears, Rihanna e shumë të tjerë në SuperBowl 2015
Eventi më i madh sportiv i vitit në Shtetet e Bashkuara nuk e ka problem të tërheqë një numër të madh yjesh. Ndeshja finale e futbollit amerikan “Super Bowl” do të zhvillohet në stadiumin “University of Phoenix” në Arizona.Yjet që marrin pjesë janë sportista ikonë, këngëtarë legjendarë e deri tek aktorët e mirënjohur. U vu re arritja e ish-futbollistit David Beckham në Arizona, i veshur me një bluzë të zezë dhe një pulovër ngjyrë gri të lidhur pas belit.Ndërkohë ka arritur edhe Britney Spears me të dashurin e saj të ri, Charlie Ebersol. Tifozja e sportit, Rihanna, që shpesh dallohet si tifoze e flaktë në ndeshjet e basketbollit, duket se nuk do të lërë pa ndjekur nga afër edhe ndeshjen e futbollit amerikan mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots.Në këtë event pritet të marrin pjesë edhe legjenda Paul McCartney, që së fundmi ka bashkëpunuar me Kanye West, aktori Mark Wahlberg, këngëtari John Legend, modelja Adriana Lima etj.