Ish- aktori i 'Power Rangers" vret me shpatë shokun e vet

Një nga ish-aktorët e 'Power Rangers' është arrestuar pasi ka vrarë shokun e dhomës së tij. Ricardo Medina Jr.I njohur në film si Rejnxhëri i Kuq, është akuzuar për vrasjen e Joshua Sutter pas goditjes me një shpatë pasditen e së shtunës.37-vjeçari, i cili i telefonoi vetë policisë, u arrestua në Kaliforni pak momente pas ngjarjes.Shoku i tij, Joshua Sutter, u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte. Sipas faqes online TMZ, dy shokët e dhomës kishin filluar të grindeshin rreth orës 3 të drekës./Oranews.tv/