Djali 3-vjeçar qëllon me armë të dy prindërit

Djali 3-vjeçar  po kërkonte për një iPod në çantën e nënës së tij, por në vend të tij ka gjetur një armë të karikuar. Pak sekonda pasi nxorri  pistoletën 9mm nga çanta, djali pa qëllim e shkrepi atë.Nëna 8-muajshe shtatzënë dhe babai i tij kanë mbetur të plagosur. Plumbi goditi babain e djalit në fundin e shpinës, dhe nënën e tij në shpatull. Justin Reynolds dhe Monique Villescas u shtruan në një spital në Nju Meksiko për të marrë trajtim për plagët e tyre. Të dy prindërit tashmë janë jashtë rrezikut për jetën, si edhe fëmija që Monique mban në bark gëzon shëndet të plotë .Justin Reynolds tha se incidenti ndodhi shumë shpejt.  “Në fillim dëgjova një të shtënë, e më pas pashë të dashurën time të gjakosur. Kur u ula e dallova që isha plagosur edhe unë. U shqetësova për të dashurën time dhe djalin sepse nuk e dija nëse kishte goditur edhe veten,” tha Reynolds për mediat.Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë godet aksidentalisht me armë. Muajin e kaluar në Misuri, një djalë 5-vjeçar qëlloi për vdekje vëllain e tij 9-muajsh pasi gjeti pistoletën e gjyshit në shtëpi.