Vajza e Whitney Houston në koma

Bobbi Kristina Brown, vajza e artistes së njohur Whitney Houston, ka rënë në koma dhe doktorët janë të frikësuar për jetën e saj.21-vjeçarja raportohet të jetë në kujdes intensiv për orë të tëra nga mjekët. Bobbi Kristina u gjend pa ndjenja nga bashkëshorti i saj Nick Gordon brenda një vaske të mbushur me ujë në shtëpinë e saj në Atlanta.Të shtunën në mëngjes u raportua se 21-vjeçarja ishte stabilizuar e kishte nisur të merrte frymë lirisht.Megjithatë, natën e kaluar ajo kaloi një krizë dhe mjekët vepruan në kohë për t'i shpëtuar jetën. Burime të website-it amerikan TMZ thonë se Bobbi akoma nuk e ka marrë veten nga vdekja e nënës së saj 3 vjet më parë.