Greqi, 800 milion euro, dhurata përrallore e 30 vjetorit të Athina Onassis

Athina Onassis, e vetmja pasardhëse e pronarit të anijeve dhe manjatit grek Aristotele Onassis, është tani dhe e vetmja trashëgimtare e pasurisë së tij të pafund.Këtë e shkruan shtypi athinas duke deklaruar se si dhuratë për 30-vjetor, Athina, ka mundësinë të marrë një pasuri që arrin deri në rreth 800 milionë euro, gjysma e të cilave para në dorë ndërsa pjesa tjetër në formë aksionesh, pasuri të paluajtshme dhe obligacione.Athina, që është vajza e francezit Thierry Rouseel dhe Christina Onassis (e vdekur në vitin 1988 pas shumë problemesh me abuzimin e alkoolit), kur mbushi 18 vjeç në vitin 2003, mori në posedim gjysmën e pasurisë së gjyshit të saj (1 miliardë dollarë) duke u shndërruar kështu trashëgimtarja më e re në botë.Athina gjithmonë ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe ia ka kushtuar jetën karrierës së saj sportive të hipizmit. Në vitin 2012 u rrëzua nga kali duke pësuar një dëmtim në shpinë, gjë që e detyroi të rrinte larg garave për një vit. Në vitin 2005 u martua me kampionin olimpik të hipizmit, brazilianin Alvaro de Miranda, me të cilin jeton në San Paolo të Brazilit.Athina me kale