Studim : Meshkujt e femrat më të ngjashëm nga sa besojmë
Një studim i ri zbulon se meshkujt dhe femrat nuk janë aq të ndryshëm sa ne mendojmë.Thuhet se meshkujt janë tifozë të sportit dhe që rrallë i shprehin ndjenjat e tyre, ndërsa femrat konsiderohen si “thashathemexhie” që u pëlqen të bëjnë shopping.Por një studim i ri i Universitetit Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në konkluzionin se femrat dhe meshkujt janë të ngjashëm pas analizimit të 100 karakteristikave të raportuara nga 12 milionë njerëz. Ngjashmëria ishte e madhe në karakteristika psikologjike të analizuara si : ndërmarrja e një rreziku, stresi apo morali.“Kjo është e rëndësishme sepse tregon që përsa i përket anës psikologjike, ne të gjithë qoftë meshkuj, qoftë femra jemi relativisht të ngjashëm,” thotë Zlatan Krizan, profesor i psikologjisë në Universitetit Iowa.Ngjashmëritë përputheshin pavarësisht moshës. Hulumtuesit gjithashtu gjetën se ekziston dhe një hapësirë e madhe mes femrave dhe meshkujve. Për shembull, meshkujt janë më agresivë ndërsa femrat më të ndjeshme ndaj problemeve.