Nisin karnavalet e Venecias

Gondolat karakteristike të Venecias dhe krijesa fantastike nënujore mbushën kanalet e famshme të qytetit italian për të shënuar nisjen e karnavaleve më të vjetra të historisë botërore.Spektakli ishte organizuar për të pasqyruar temën e karnavaleve të këtij viti, me titull "Festa më e shijshme në botë". Ushqimi i jashtëzakonshëm dhe poezitë romantike ishin kryefjala e spektaklit, ndërkohë që me mijëra turistë nga e gjithë bota si zakonisht kanë mbërritur edhe këtë vit në qytet për të shijuar shfaqjen që do të zgjasë deri më 17 shkurt."Është e pabesueshme, është perfekte, e bukur dhe e mrekullueshme", thotë një turiste nga Korea e Jugut.Festa e Karnavaleve të Venecias nisi si një periudhë festive dhe luksi të shfrenuar, për të paraprirë kreshmën dhe festën fetare dhe më modeste të Pashkëve. Në shekuj, ajo është përdorur për t'u lejuar të varfërve në qytet që të thyejnë për një periudhë të shkurtër dhe të kontrolluar rendin shoqëror oligarkik të Venecias.