Festivali i tatuazheve në Venezuelë, trupi kthehet në një kanavacë

Trupi është një kanavacë dhe këtë e dëshmon qyteti Karakas me fillimin e festivalit ndërkombëtar të tatuazheve.Në të gjithë Venezuelen, por veçanërsisht në kryeqytetin e saj  atmosfera e festivalit ndihet ndjeshëm, teksa qindra të pasionuar pas tatuazheve janë mbledhur për të parë nga afër pikturimin e trupit në festivalin e pestë ndërkombëtar.Ndër të pranishmit në festival është edhe njeriu me më shumë tatuazhe në Amerikën e Jugut, Henry Rodriguez.Rodriguez, ose siç njihet nga të gjithë  'Red Skull' është frymëzuar nga seriali komik "Captain America". Ai thotë se arti që ka në trup e bën atë unik në të gjithë Karakasin."Vendosa të bëj kaq shumë tatu në trupin tim pasi më pëlqen shumë personazhi “Red Skull” në serialin ‘Kapiten Amerika’. Edhe pse ai është një nazit, kjo është e vetmja gjë me të cilën nuk pajtohem me të, por është unik dhe kjo më pëlqen, të jem edhe unë ndryshe, diçka që askush tjetër nuk mund të jetë”- thotë Rodrigues. Festivali ka mbledhur edhe personazhe të famshëm ndërkombëtarisht si gruaja vampir e Meksikës, Maria Jose Cristerna. Me tatuazhet që mbulojnë 96% të trupit të saj, ajo deklaron se luku i saj ka një avantazh femëror në joshje."Unë mendoj se bukuria është relative. Mua më pëlqen pamja që kam dhe mendoj se nuk e kam humbur aspak feminilitetin”, thotë Maria.Në vitin e tij të pestë, Festivali i tatuve ka për qëllim të ndërgjegjësojë shoqërinë se tatuazhet janë thjeshtë një formë arti.