"Black beauty", kitara origjinale e Les Paul në ankand
Të kesh një copë të historisë së 'rock and roll' , tashmë është e mundur. Kitara origjinale e Les Paul, e njohur si "Black Beauty" është planifikuar të shitet në ankand më 19 shkurt në Nju Jork.Drejtori i ankandit, Arlan Ettinger, thotë se "shitjet e instrumenteve nuk janë të parashikueshme asnjëherë dhe kurrë nuk mund ta marrësh me mend se çfarë mund të ndodhë". Paul e ndërtoi kitarën së bashku me Gibson, dhe iu deshën 2 vjet për ta përfunduar.Me emrin 'Black Beauty' kitara iu dërgua muzikantit në vitin 1954. Fillimisht tingëllonte ndryshe, por në 20 vite iu bënë shumë ndryshime, duke e shndërruar në instumentin më të fuqishëm dhe bombastik që ishte krijuar ndonjëherë.Shumë njerëz mendojnë se tingujt e rrokut kanë lindur pikërisht nga tingujt elektrikë të kësaj kitare. "Pa këtë intrument, sot nuk do të kishte 'rock and roll', ndaj është kaq i rëndësishëm," thotë Ettinger.Pasi paul perfeksioni kitarën e tij, u bë i njohur si "grali i shenjtë" i kitarave. Ishte pikërisht puna e tij ajo që më pas bëri të lindin mijëra e mijëra intsrumente të tjera të ngjashme që kanë çuar përpara ekzitencën e "Black Beauty". Ajo është përdorur që nga amatorët e deri tek yjet e rrokut.Ettinger thotë se "më shumë se vetë instrumenti, është historia që mbart ajo që i jep shumë vlerë dhe që e bën unike"./Oranews.tv/