IS në "Të Paekspozuarit”, dokumentari i jashtëzakonshëm

Një dokumentar i jashtëzakonshëm për jetën brenda shtetit islamik është transmetuar dje në mbrëmje në emisonin 'Të Paekspozuarit' të Ylli Rakipit. Më pas, të ftuarit në panel diskutuan se çfarë është në të vërtetë shteti islamik, çfarë është Kalifati, islami politik dhe ku qëndrojnë shqiptarët në këtë problem global.Në emisionin e rradhës "Të Paeskspozuarit" të Ylli Rakipit është diskutuar për aktivitetin e ISIS, që është shndërruar tashmë në një kërcënim global.Në pjesën e parë të emisionit u transmetua një dokumentar i jashtëzakonshëm për jetën brenda shtetit islamik, ndërkohë që më pas, të ftuarit në panel diskutuan se çfarë është në të vërtetë shteti islamik, çfarë është Kalifati, islami politik dhe ku qëndrojnë shqiptarët në këtë problem global.Fuad Ramiqi : "Islami politik është përdorur mediatikisht duke nënkuptuar një set të drejtash të mbivendosura me dhunë nga sipër. Nëse është e konsideruar në këtë formë, për mendimin tim është gabim. Edhe për traditën është gabim. Sistemi politik brenda islamit është një sistem administrimi, sepse ke një vullnet të madh komunitetesh që ka nevojë të administrohet. Dhe nëse flasim për një sistem administrimi politik brenda islamit, është krejt diçka tjetër"Ermir Gjinishti : "Ky i ashtuquajtur islam politik ka një problem. Si model nuk i vjen islamit. Nuk ka rëndësi a është ISIS, a është Vëllazëria Muslimane, të gjitha kanë të njëjtin model por kanë metoda të ndryshme. Mungesa e autoriteti fetar për të predikuar po sjell disinformime të tjera"Panelistët në studio ndanë idenë se kur islami tradicional i ikën modelit të tij si mënyrë jetese atëherë shndërrohet në plan politik dhe burim ekstremizimi. Emisionet e mëparshme "Të Paekspozuarit"   /Oranews.tv/