Përmbytjet në Fier, groposen 600 bagëti dhe 10 mijë shpendë
Përmbytjet e së shtunës kanë lënë pas dëme të mëdha që nga vetë fermerët llogariten në miliona.Rreth 150 milonë lekë është dëmi që një fermer llogarit pas humbjes së më shumë së 380 krerëve bagëti e imët.Kreshnik Ternova, nën cilësinë e drejtuesit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier, theksoi se eshtë bërë groposja e të paktën 600 kafshëve dhe e 10 mijë shpendëve, ndërsa garantoi se janë marrë të gjitha masat për dezinfektimin e zonës.Kreshnik Tërnova : “Janë groposur rreth 600 bagëti dhe 10 mijë zogj. Presim mbylljen e gropës duke respektuar të gjitha proçedurat standarte të dizinefktimit paraprakish , dhe mbulimin e saj. Ne do të vendosim një shenjë ku kjo zonë nuk duhet të përshkohet për një kohë të caktuar”Andon Cuko : “Kemi marrë të gjitha masat, me mjetet, makinat, skrepin si dhe fuqinë punëtore të domosdoshme, që këto kafshë të ngordhura të merren dhe të çohen në vende të sigurta, ku mos përbëjnë ndotje qoftë për ambjentin, qoftë për sigurinë e publikut. Kemi në dispozicion edhe dizinfektantë të fuqishëm, që dizinfektohen jo vetëm kadavrat por edhe ambjentet e vendet ku ka ndodhur dëmtimi”2000 krerë bagëti rezultojnë të kenë ngordhur si pasojë e përmbytjeve, por konstatimi është ende paraprak./Oranews.tv/