Viktima e parë e përmbytjeve/ Në Pogradec lumi mbyt nënën e 2 fëmijëve
Një 38-vjeçare nga Vërdova e Pogradecit është viktima e parë e motit të keq si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Monika Abrashi ka qenë mbi avllinë e shtëpisë, kur ajo është shembur pasi lumi Vërdovë kishte dalë nga shtrati duke u përplasur me murin rrethues të banesës së viktimës. Për pasojë 38 vjecarja ka rënë ne lumë dhe është mbytur nga ujërat e rrëmbyeshme të Vërdovës.Pogradec-Ka qenë si zakonisht në oborrin e shtëpisë, por shembja e avllisë prej furisë së lumit Vërdovë i ka kushtuar jetën.38 vjecarja Monika Abrashi ka rënë në lumë dhe është mbytur nga ujërat e rrëmbyeshme të Vërdovës.Sipas policisë nëna e dy fëmijëve qënë në oborrin e baneses (sipër murit rrethues),me qellim për të mbledhur drutë e zjarrit të cilat po merreshin nga rrjedha e lumit.Përplasja e furishme e ujërave të lumit Vërdovë që kishte dalë nga shtrati në këtë pjesë të fshatit, me murin e avllisë kanë sjellë shembjen e saj.Një dëshmitar i fundit tragjik të nënës së dy fëmijëve, përshkuan momentin e ngjarjes ndryshe:“Gruaja seç po rrëmonte dhe do të ketë rënë në lumë. Më pas ra dhe muri” thotë ai.Trupi i viktimës u gjet rreth 20 metra larg nga liqeni i Pogradecit, ku e kanë çuar ujrat e rrëmbyeshëm të lumit Vërdovë. 38-vjeçarja është viktima e parë e motit të keq të ditëve të fundit që ka mbërthyer të gjithë vendin.[caption id="attachment_460914" align="alignnone" width="640"]
Monika Abrashi e mbytur sot dhe muri i avllisë i dëmtuar ku gjeti vdekjen 38 vjeçarja[/caption]Policia e Korçës: Do mblidhte drutë e zjarrit Sipas njoftimit të Policisë së Korçës, ditën e sotme rreth ores 09.40, ka mberitur një telefonatë ne numrin 129 , në Sallë e Komandimit pranë Komisariatit të Policisë Pogradec se në fshatin Vërdove Komuna Bucimas si rezultat i rreshjeve të shumta ka dalë nga shtrati lumi i fsahatit Vërdovë dhe si pasojë ka shëmbur murin rrethues të banesës të shtetasit A. Abrashi.Rrjedha e këtij lumi pasi ka dalë nga shtrati ka hyrë në oborrin e banesës së shtetasit të mësiperm dhe ka marrë me vete shtetasen M.Abrashi, vjeç, 38 banuese në fshatin Vërdovë- Pogardec. Shtetasja e sipërcituar ka qënë në oborrin e baneses (sipër murit rrethues),me qellim për të mbledhur drutë e zjarrit të cilat po merreshin nga rrjedha e lumit.Menjëherë nga ana e shërbimeve të policisë Pogradec është ngritur grupi i punes dhe është shkuar në fshatin Vërdove, ku është kostatuar se është rrëzuar një pjesë muri rrethues të oborrit që kufizohet me shtratin e lumit me një gjatësi prej 7.2 m, si pasojë kjo e prurjeve të shumta. Më pas është bërë kontrolli i rrjedhes së lumit të fshatit Vërdove në gjithë gjatësinë e tij deri në bregun e liqenit të Ohrit dhe rreth orën 10.00 tek vendi i quajtur pompat, që korespodon me grykderdhjen e lumit Vërdove në bregun e liqenit Pogradec në një distancë rreth 30 m në brëndesi të tij u gjend kufoma e shtetases A.Abrashi. [caption id="attachment_460779" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Lumi Vërdovë, Pogradec[/caption][caption id="attachment_460780" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Lumi Vërdovë, Pogradec[/caption][caption id="attachment_460781" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Lumi Vërdovë, Pogradec[/caption] /Oranews.tv/