Novoselë, kryekomunari: Basha më ofendoi. Rama: Mos u merr me opozitën është e mbytur
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ndodhur sot në komunën Novoselë të Vlorës për të parë situatën e përmbytjeve në këtë zonë ka biseduar nga afër më ta.Kryetari i komunës, Kanan Shakaj akuzoi kryetarin e PD, se e ka ofenduar duke ja hedhur punën poshtë gjatë gjithë këtyre ditëve. Por përgjigjia e Ramës ishtë që mos u merr me opozitën pasi ajo është përmbytur që më 23 qershor.Edi Rama: E vështireBanori: E vështirë, përmbytja ishte e papërballueshme e kaloi edhe rrugën sipër, argjinaturën mbrojtëse. Megjithatë Shtabi i Emergjencave, komuna, prefektura na kanë qëndruar pranë. Kërkojmë edhe nga u sa të keni mundësi të na ndihmoni. Mund të shikoni edhe gjendjen në shtëpi.Edi Rama: Në do të përballojmë njeherë këtë situatën e emergjencës që nuk ka përfunduar lidhur me motin sepse ka akoma një pritshmëri në bazë të të dhënave meteorologjike për një prurje tjetër të madhe. Shpresojmë që kjo mos të vërtetohet, por sidoqoftë ne jemi në gatishmëri me të gjitha forcat dhe strukturat që kanë funksionuar mjaft mirë deri tani….Banori: Kanë qenë prezentEdi Rama: …dhe menjëherë pas përfundimit të kësaj pjese të betejës fillon pjesa tjetër për të pasur një raport të hollësishëm për të gjitha dëmet dhe pastaj për t’i përballuar një më një të gjitha ato dëmet që janë reale dhe që kanë të bëjnë me njerëz që kanë nevojë për mbështetje. Por është e rëndëishme që në këtë fazë të fokusohemi të gjithë tek përballimi i prurjeve të mundshme të tjera nga tërbimi i motit, pastaj gjithcka do të analizohet me vëmendjen më të madhe. Të dhënat janë mbledhur dhe po mblidhen në mënyrë të përditshme, kur të kemi të thënat përfundimtarë do të bëjmë një bilanc të qartë të detyrimeve. Ndërkohë që dje kemi pasur një komunkimim intenisive përmes ministrit të jashtëm, ministrit të integrimit dhe unë vetë me partnerët. Kemi marrë mbështetje dhe inkurajim që edhe ata do të na gjendne pranë për të përballuar nevojat që vijnë nga pasojat e përmbytjes.Kryetari i Komunës Novosële, Kanan Shakaj: Zoti Kryeministër unë do t’i thoja mediave sot këtu. Dje ka ardhur kryetari i opozitës këtu…Edi Rama: lërë tani mos bëjmë propagandë këtu…Kryetari i Komunës Novosële, Kanan Shakaj: Jo jo mua ma ka ofenduar se kam 6 ditë që kam qëndruar këtu me shtabin me gjithë banorët dhe na i hedhin punën poshtë…Edi Rama: Të lutem, njerëzit nuk janë budallenj, njërëzit shikojnë, dëgjojnë, vlerësojnë nuk jemi këtu për të bërë beteja politike. Opozita është e përmbytur që më 23 qershor , kështu që mos u merr me opozitën.Kryetari i Komunës Novosële, Kanan Shakaj: Dakord.