Korçë, 35 vjeçarja përplaset për vdekje, mjeti largohet nga vendi i ngjarjes

Korçë-Një 35-vjecare ka humbur jetën në lagjen 18 në unazën e qytetit të Korcës. Aksidenti ka ndodhur paraditen e djeshme 4 shkurt, teksa gruaja kalonte rrugën është përplasur për vdekje nga një automjet që është larguar nga vendngjarja duke e lënë viktimën në vendin e aksidentit.Blutë e Korçës kanë mundur të identifikojnë autorin e aksidentit dhe ta ndalojnë atë. Makina tip BMW me targa AA761IR në pronësi të shtetasit Gjergji Strati ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen e 35 vjecares Bruna Karaj.Ndonëse kalimtarë të rastit e kanë cuar të aksidentuarën në spitalin rajonal të korcës, 35-vjecarja ka mbërritur e pajetë për shkak të plagëve të marrë në kokë nga përplasja e fortë.