Situata e përmbytjeve, Avokati i Popullit apel shoqërisë civile për kontribut
Avokati i Popullit i bën thirje organizatave të shoqërisë civile dhe gjithë qytetarëve të solidarizohen me banorët e përmbytur duke dhënë çdo kontribut që kanë mundësi.Në deklaraten për mediat, theksohet se një ndihmë sado e vogël nga secili prej nesh është një ndihmë e madhe për këta banorë.“Prej ditesh institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Jug të vendit për shkak të përmbytjeve nga rreshjet e dendura të shiut.Sot z.Totozani bashke me nje grup ekspertesh është nisur drejt jugut te Shqiperise per te pare nga afer situaten dhe gjendjen e familjeve të dëmtuaraInstitucioni i Avokatit të Popullit mbështet punën e institucioneve shtetërore dhe fton të gjithë qytetarët që të ndjekin këshillat e dhëna nga autoritetet.Ne nxisim gjithashtu të gjithë qytetarët të jenë solidarë me njëri- tjetrin dhe ju bejme thirrje organizatave te shoqerise civile te kontribuojne me mundesite qe ata disponojne per lehtesimin e gjendjes se krijuar.Bashkëpunimi dhe solidariteti ndihmojnë menaxhimin me sa më pak dëme të situatës së rëndë të krijuar”.