Situata në Ukrainë, John Kerry takim me Poroshenkon

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të zhvillojë sot bisedime me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.Takimi që do të zhvillohet në Kiev vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të amrëve vdekjeprurëse për forcat ukrainase, me qëllim që të luftohen rebelët pro-rusë në lindje të vendit.Ndërkaq i emëruari si shef i Pentagonit, Ashton Carter, në seancën dëgjimore që u zhvillua një ditë më parë nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura në Senat, ka deklaruar se është i prirur të mbështesë transfertën e armëve vdekjeprurëse në Kiev. Vetë presidenti I Ukrainës Poroshenko ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për ndihmë me armë, në mënyrë që të pengohen sulmet dhe konflikti i cili deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 5 mijë e 350 personave.