Qeveria miraton kriteret për ngritjen e varrezave private

Në mbledhjen e fundit qeveria ka miratuar kriteret për varrezat private në vendin tonë. Në vendimin e publikuar në faqen zytare të qeverisë thuhet se varrezat private ngrihen me miratimin e njësisë bazë të qeverisjes vendore ose të vetë Këshillit të Ministrave.Vendimi sanksionon se subjektet e interesuara për të ngritur varreza private duhet të plotësojnë disa kushte të specifikuara.Disa vendime të qeverisë kanë të bëjne me rregullat për pajisjen me armë zjarri, koleksionimin e tyre apo denoncimet për zhdukjen apo humbjen. Disa vendimmarrje të qeverisë lidhen me krijimin dhe mënyrën e funksionimit të agjencisë kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe  administrative rajonale të zonave të mbrojtura.Agjencia që do të njihet me akronimet AKZM, do të jetë në varësi të ministrit të Mjedisit, dhe ka për qëllim ruajtjen dhe kujdesin ndaj natyrës e biodiversitetit, nëpërmjet menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura me interes kombëtar e ndërkombëtar