Masakra e 4 shkurtit, ceremoni përkujtimore te “Petro Nini Luarasi”
71-vjetori i masakrës së 4 shkurtit, ku bashkëpunëtorët e pushtuesve fashistë të dirigjuar nga forcat naziste ndërmorën një ndër masakrat më të mëdha mbi popullësinë civile u përkujtua në shkollën e mesme “ Petro Nini Luarasi”.Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Këshillit bashkiak të Tiranës, Prefekturës, por dhe veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare.Kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, tha se Bashkia do të vendosë një memorial në përkujtim të kësaj date.Nga ana e saj, Drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini Luarasi, Teuta Braçaj tha se kjo shkollë do të përkujtojë çdo datë historike, duke e kthyer në një frymëzim për të rinjtë.Në 4 shkurt të vitit 1944, forcat naziste ndërmorën një masakër mbi popullësinë civile të kryeqytetit, duke vrarë 84 qytetarë të pafajshëm dhe arrestuar dhe dhunuar rreth 500 qytetarë të tjerë.