Goditet mjekja në QSUT, një person e sulmoi për neglizhencë

Një mjeke është qëlluar nga një pacient në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza në kryeqytet.Besjana Hysa u sulmua nga Hekuran Hoxha, pasi ky i fundit e akuzonte për neglizhencë në trajtimin mjekësor të një të afërmi që 36-vjeçari e kishte shoqëruar për ndihmë mjekësore.Pas kësaj ngjarje, mjekja ka denoncuar 36-vjeçarin në Komisariatin numër 4 në Tiranë.Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje të të dëmtuarës dhe 36-vjeçarit, ndaj të akuzuarit nisi proçedimi penal në gjendje të lirë.