ISIS bën kinema publike me videon e djegies së pilotit jordanez

Pamjet makabre të djegies së gjalë të pilotit jordanez të marrë peng nga militantët e Shtetit Islamik janë shndërruar në një film të mirëfilltë, të transmetuar në një kinema publike të improvizuar në rrugët e Rakas, qytetit sirian të shndërruar në kryeqendrën e Kalifatit.Video dramatike, në të cilën piloti 28-vjeçar, Muat Al-Kasesbeh digjet i gjallë para syve të militantëve i mbyllur në një kafaz, si një shpagim i aleancës së Jordanisë ndaj SHBA-së dhe koalicionit që po lufton përhapjen e Shtetit Islamik, është e mirëpunuar me regji dhe efekte, si të ishte një film.Jordania është hakmarrë menjëherë për vrasjen makabre të pilotit të saj, duke ekzekutuar me varje dy xhihadistë të burgosur, si dhe u zotua për një fushatë të rëndë ushtarake ndaj ekstremistëve.Mbreti i vendit, Abdullah, ka mbajtur një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit, pasi ndërpreu para kohe vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndërkohë, kandidati i emëruar nga presidenti Barak Obama për postin e sekretarit të mbrojtjes, Eshton Karter, tha se do të merrej sa më shpejt me mbylljen e marrëveshjes së shitjes së armëve ndaj Jordanisë.Karter tha para një komisioni të senatit për forcat e armatosura se Jordania ishte një aleat i rëndësishëm në koalicionin kundër Shtetit Islamik dhe duhet të kishte armatimet e nevojshme për të pasur sukses në luftën e saj.