Rama inspekton argjinaturën e Selevecit: Betejë me natyrën dhe të shkuarën

Lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati duke rritur nivelin e ujit në fshatin Fitore të përmbytur prej të shtunës 31 janar 2015. Ndërkohë në Fier, fshatrat Povelsh dhe Darzezë vijojnë të jenë nën ujë.Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot argjinaturën e Selevecit në Vlorë. Në fjalën e tij kryeministri Rama ka deklaruar se kjo situatë është një betejë me natyrën dhe me të shkuarën.Rama paralajmëroi se nësër pritet përsëri përkeqësimi i motit dhe problem ngelet vetem prurjet e lumit nga Tepelena e Gjirokastra.Edi Rama: "Një betejë me natyrën dhe me të shkuarën, me natyrën se siç dëshmojnë edhe të gjithë banorët e zonës këtu pati një prurje që mbahet mend vetëm në vitin 1971, por edhe me të shkuarën sepse trashëguam një situatë cop cop nga pikëpamja e sistemve, të cilat janë rrënuar dhe nuk është vënë duar prej shumë vitesh edhe pse posaçërisht në këto territore fal edhe një angazhimi shembullor të prefektës dhe të drejtuesve të njësisë vendor është bërë një punë kolosale. Janë çliruar kanale që nuk ishin pastruar prej 20 e kusur vitesh. Fal çlirimet të këtyre kanaleve një pjesë e madhe e dëmeve është shmangur, por nga ana tjetër të gjthë e kanë të qartë se çka mbetet për tu bërë është shumë më tepër, sepse siç e thashë kjo është një beteje me dy frontë. Njërin front nuk e kemi në dorë, është moti, fronti tjetër është ajo që kemi ne në dorë që të përballemi më të gjitha plagët e tmerrshme të hapura nga keqqeverisja deri para 23 qershorit."[caption id="attachment_460385" align="alignnone" width="640"]rama ne novosele Rema me banoret e Novoseles, 5 shkurt 2015[/caption]Novoselë- Kryekomunari i Novoselës Kanan Shakaj, jep alarmin SOS, ndërkohë që mbetet e paqartë se nga vijnë prurjet që kanë rritur nivelin e lumit.Në një intervistë për Ora News mëngjesin e sotëm Shakaj thotë se prurjet e lumit Vjosë janë shtuar pas orës 02:00 të mëngjesit të sotëm."Eshtë rritur sërish niveli me 1.5 metra dhe ka nisur të dalë nga shtrati dhe 3 familje në lagjen Fitore, janë sërish të përmbytura" thotë ai."Ndërkohë problem mbetet baza ushqimore për bagëtitë. Forcat e Ushtrisë do të nisen menjëherë shpërndarjen e ushqimeve për bagëtitë por dhe ushqimet dhe batanijet e nevojshme për familjet në nevojë," nënvizoi ai.[caption id="attachment_460301" align="alignnone" width="640"]Vjosa 5 shkurt 2015 Ne foto: Ura e Mifolit, 5 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_460302" align="alignnone" width="640"]Vjosa 5 shkurt 2015 Në foto: Komuna Novoselë e përmbytur, 5 shkurt 2015[/caption] [caption id="attachment_459229" align="alignnone" width="640"]kanan shakaj Ne foto: Kanan Shakaj, kryekomunari i Novoseles[/caption]Ndërkohë në Fier, fshatrat Povelsh dhe Darzezë vijojnë të jenë nën ujë.   Kryekomunari i Ndërmenasit Viktor Fasko informon se mbi 50 % e fshatit Darzezë është nën ujë niveli i të cilit arrin deri në 70-80 cm.   Në një lidhje telefonike për Ora news dhënë mëngjesin e sotëm informon se mbi 2500 ha tokë janë nën ujë."Shkak për këtë janë edhe bllokimi i kanaleve të ujrave të zeza, ndërsa prurjet e Vjosës derdhen në këtë fshat" informon ai.Presidenti Bujar Nishani do të jetë sot në zonat më të dëmtuara nga përmbytjet në Vlorë e në Fier.Sipas bilancit të mbrëmshëm të ministrisë së Brendshme gjendja në zonat e përmbytura:Rreth 17 mijë hektarë tokë, ku përfshihen tokë bujqësore dhe zona të banuara kanë qenë nën ujë;Rreth 5 mijë hektarë tokë, ku përfshihen vetëm shtëpi dhe zona të banuara, dhe ku janë përqëndruar operacionet e ndihmës për banorët janë nën ujë;Mbi 600 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.