BQE ashpërson qëndrimin ndaj Greqisë, kufizon financimet për bankat në vend
Banka Qendrore Evropiane ka ashpërsuar qëndrimin e saj me Greqinë, duke kufizuar financimin për bankat e vendit.Në një deklaratë, Banka Qendrore tha se nuk do të pranojë më bono qeveritare greke si kolateral për kreditimin e parave të bankave komerciale.Banka Qendrore tha se ky veprim vjen pas dështimit të bisedimeve për një marrëveshje mbi borxhin grek prej 240 milirdë euro.Qeveria e sapozgjedhur greke është në bisedime me kreditorët ndërkombëtarë mbi kushtet e ndihmës së saj, për të cilat ajo mendon se janë shumë të ashpra.Ministria greke e financave tha se vendimi i BQE-së, i cili do të hyjë në fuqi më 11 shkurt, do të kishte "ndikim negativ" në industrinë financiare të vendit, duke shtuar se gjithsesi sektori bankar është "plotësisht i mbrojtur" me opsione të tjera ende në dispozicion.Bankat ende mund të financohen përmes programit të Asistencës së Likuiditetit Emergjent, drejtuar nga banka qendrore e Greqisë, por me me një kosto shumë më të lartë për bankat. Sipas gazetës greke Kathimerini, norma e interesit është 1,55%, kurse në financimin e BQE është 0,05% .Të mërkurën, ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, u takua me presidentin e BQE-së Mario Draghi për të diskutuar shpëtimin e vendit. Analistët thanë se deklarata e BQE është një tregues i qartë se takimi nuk ka qenë i sukseshmëm.Vendimi i Bankës Qendrore Evropiane reflekton pasigurinë në lidhje me faktin nëse Greqia do të arrijë një marrëveshje mbi programin e saj të shpëtimit me pjesën tjetër të eurozonës. Ky veprim megjithatë ka shtuar presionin mbi qeverinë greke për të arritur marrëveshjene debatueshme.