Transballkanikja, vlonjatët protestojnë para parlamentit

Dy ditë para se të shohin fadromat në shtëpitë e tyre, banorët e lagjes “Kushtrimi” Vlorë kanë bërë përpjekjen e tyre të fundit për të shpëtuar shtëpitë e tyre nga shembja për ndërtimin e rrugës Transballkanike, duke protestuar para paralmentit në Tiranë. Arsyeja thonë ata është se duhet të takohen vetë me kryeministrin Rama për të marrë garancinë se vlera e tyre e shpronësimeve do të merret dhe se ata nuk do të trajtohen si të pastrehë.Protesta vijoj disa orë por me kryeministrin nuk pati asnjë takim sepse Z Rama për shkak të situatës së përmbtjeve në jug gjendjen në Vlorë,  por deputet, Shkëlqim Selami i i LSI, Dashamir Tahiri i PDIU dhe Arben Ristani i PD takuan banorët. Secili nga ta u zotua se do të gjejnë një zgjidhje. Madje, deputeti i LSI Shkëlqim Selami tha se me këtë çështje do të bisedonte personalisht me kryeministrin Rama.Më pas një përfaqësi i këtyre banorëve janë takuar me ministren e Zhvillimit urban Eglantina Gjermeni. Pas takimit që ka zgjatur më shumë se një orë, banorët thanë se nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje sic ata duan.Sipas banorëve qëndrimi i qeverisë është që familjet të vendosen në banesa soasciale për 2 vjet dhe paratë e shpronësimeve parashikohen në buxhetin e 2017.  E ndërsa deputeti i LSI Selami pati komunikimin e fundit me ta në tel dhe u kërkoi të largohen, banorët paralajmëruan protesta para shtëpive të tyre.Një e prekur nga prishja e banesave ka folur për mikrofonin e Ora News duke deklaruar se nëse nuk zgjidhet ky problem do marrin vendime ekstreme."Ne do  marrim edhe vendime ekstreme nëse nuk na zgjidhet ky problem, do digjemi me benzinë dhe shtëpitë nuk i dorzojmë pa i shpronësuar. I bëjmë thirrje kryeministrit të nashpronësojë shtëpitë"Protesta vjen kundër aksionit të INUK për prishjen e banesave të tyre.Ndërkaq në datën 1 shkurt, 130 familje të lagjes “Kushtrimi” protestuan me arkivol në duar në mbrojtje të shtëpive të tyre.