Panariti-bankave: Pezulloni këstet e kredive për fermerët e përmbytur

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka kërkuar bashkëpunimin e Bankës së Shqipërisë dhe bankave të tjera të nivelit të dytë, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve dhe fermerëve të dëmtuar nga përmbytjet e fundit në vend.Përmes një letre zyrtare drejtuar Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë, Panariti ka kërkuar që ato të pezullojnë për 1-2 vjet këstet e kredive për bizneset agro-ushqimore dhe fermerët e dëmtuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.Sipas ministrit të Bujqësisë, kjo është e vetmja mënyrë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të prekur që të përballojnë më me lehtësi situatën e krijuar.

Letra e Panaritit drejtuar Bankave