Krijohet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Për herë të parë në Shqipëri, do të krijohet një Agjenci e dedikuar tërësisht në mbrojtjen e natyrës. Këshilli i Ministrave miratoi Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, e cila jo vetëm do të mbrojë dhe garantojë larminë e botës së gjallë, por edhe do të vjelë të ardhurat nga turizmi në këto zona.Një nga detyrat kryesore të kësaj Agjencie do të jetë të gjenerojë të ardhura nga shërbimet ndaj të tjerëve, dhe t'i përdorë këto të ardhura për të investuar në po këto zona.Aktualisht në Shqipëri vetëm 5 zona të mbrojtura gjenerojnë të ardhura : Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta, Parku Kombëtar Mali i Dajtit, Rezervati Natyror i Menaxhuar Kune Vain, Monumenti i Natyrës Syri i Kaltër, Parku Kombëtar i Butrintit.Zonat e mbrojtura janë 54 gjthsej në gjithë vendin, mes të cilave 15 janë Parqe Kombëtare.