Ora News sjell dëshmitë e banorëve të prekur nga përmbytjet në Fier e Vlorë

Një grup i RTV Ora News dje ndoqi nga afër me kamera e me dëshmi situatën e krijuar nga përmbytjet në jug të vendit, në Fier dhe në Vlorë duke sjellë zërin dhe shqetësimet e banorëve në këto ditë të vështira për ta.Edhe pse në disa fshatra ushtria ka nisur shpërndarjen e pakove me ushqime shumë banorë ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.Një grua shtatzënë në fshatin Ferras të komunës Levan në Fier thotë se askush nuk ishte interesuar të paktën të thotë si je. Edhe një banor i kësaj zone tregon se çdo gjë me bagëti e orendi shtëpiake janë shkatërruar dhe tashmë sytë i ka nga shteti.“Çfarë mora 2 bukë për shtatë vetë?! Kam neovjë për bebelina, për fëmijët, ilaçe” thotë një grua.[caption id="attachment_460272" align="alignnone" width="889"]ferras i fierit Banore e fshatit Ferras ne Fier duke marre ndihma pas permbytjeve[/caption]Shumë biznese kanë pësuar dëme të mëdha. Nga përmbytjet në Novoselë, sipas deklarimev e të Kryekomunarit, janë dëmtuar rreth 70% e bizneseve. Fshati Fitore është ndër me të prekurit nga vërshimi i Vjosës.100 milionë lekë është demi në biznesin e Dhimo Gucaj ne fshatin Fitore të Komunes Novoselë.Pasditen e së mërkurës, 4 shkurt 2015, disa mjete të zjarrfikeses kanë shkuar në banesën e Gucajt, ku kane bërë të mundur pastrimin e baltës./Oranews.tv/