Argjinatura e Selevecit, 18 kamione inerte për të shpëtuar Vlorën nga përmbytjet

Përmbytjet kërcënojnë qytetin e Vlorës, pasi është dëmtuar argjinatura e Selevecit e cila është prita e fundit para se ti afrohet fshatit Nartë.Gjatë gjithë ditës së mërkurë makineritë e rënda kanë hedhur inerte për të riparuar vendet ku ishte dëmtuar argjinatura.Sipas Drejtorit të OSHEE në Vlorë, Julian Demaj, janë marrë të gjitha masat për të garantuar në 24 orë energjinë elektrike në mënyrë që hidrovoret të punojnë me kapacitet të plotë.Kreu i Bordit të Kullimit, Apostol Qirko, akuzoi drejtuesit e mëparshëm se kanë shpërdoruar fondet e akorduara për këtë zonë.Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, 18 kamione me inerte kanë mbushur 6 km gjatësi të dëmtuar të agjinaturës në kaskadën e Selevecit, gjendja në të cilën për momentin paraqitet e stabilizuar.