Fier, Darzeza dhe Povelshi ende nën pushtetin e ujit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2015, 11:00
Përmbytje të fshatrave ka edhe në Komunën Ndërmenas dhe në Levan të Fierit. Fshatrat Povelsh dhe Darzezë vijojnë të jenë nën ujë, ndërkohë që reshjet e shiut në qarkun e Fierit kanë pushuar.Por kryekomunari i Ndërmenasit, Viktor Fasko, informon se mbi 50 % e fshatit Darzezë është nën ujë, niveli i të cilit arrin deri në 70-80 cm.Në një lidhje telefonike për Ora News dhënë mëngjesin e sotëm, informon se mbi 2500 ha tokë janë nën ujë.