Bagdad, sulme me bombë në festën e Ashures, dhjetëra të vrarë

14 pelegrine shiitë mbetën të vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombe në qytetin e Bagdadit të dielën, vetëm pak orë pasi 20 persona të tjerë mbetën të vrarë si pasojë e dy shpërthimeve të tjera përpara festës së Ashures, - një festival fetar në vend, - i cili edhe në të shkuarën ka qenë gjithmonë në shënjestër të kamikazëve.Bomba shpërtheu në afërsi të një tende, e ngritur posaçërisht nga pelegrinët për të kremtuar ashuren, ku miliona shiitë përkujtojnë vrasjen e nipit të Profetit Muhamed, Huseinit, në Betejën e Qerbelasë, në vitin 680 pas Krishtit.Më herët gjatë ditës, një makinë bombë, edhe kjo me shënjestër pelegrinët shiitë, vrau 12 persona në Bagdad, ndërsa tetë të tjerë humbën jetën pasi një tjetër bombë shpërtheu në qendër të Bagdadit.Në xhamitë dhe vendet e shenjta në të gjithë Irakun, miliona shiitë pritet të shënojnë dhe festojnë Ashuren, ndërkohë që niveli i dhunës këtë vit mund të jetë veçanërisht i lartë për shkak të pranisë së militantëve ekstremistë të Shtetit islamik në Irak.Grupi ultra-radikal beson se shiitët janë të pafe, të cilët meritojnë të vriten, gjë e cila pritet të shkaktojë vrasje masive në tubime të ndryshme me rastin e kësaj feste.