Gruevski përgjon liderin e opozitës në zyrë, e akuzon për spiunazh
Pas akuzave ndaj liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, për spiunazh, në rrjetin social Yutube janë publikuar dy video të një takimi me kryeministrin Nikolla Gruevski, në zyrën e këtij të fundit.Lideri i LSDM-së është filmuar nga stafi i i Kryeministrit duke i thënë këtij të fundit që ka në dorë materiale kompromentuese për zyrtarë të lartë të qeverisë, si video dhe përgjime telefonike por edhe shkresa të që konsiderohen skandaloze.Zaev pretendon se këto përgjime i janë dhënë nga shërbimet e huaja informative, ndërsa Kryeministri Gruevski këmbëngul vazhdimisht të dijë se origjinën e saktë, duke aluduar edhe për manipulime.Të shtunën, përmes një fjalimi në televizonet kryesore të vendit, Gruevski akuzoi publikisht Zaevin për spiunazh dhe përpjekje për grusht shteti.Atij i është konfiskuar pasaporta dhe është urdhëruar të mos largohet nga Maqedonia. Bashkë me Zaev, në listën e të dyshuarve është edhe ish-Shefi i policisë sekrete maqedonase, Zoran Verusevski i cili është arrestuar.