Halimi: Fieri nën ujë, në Durrës palma 6 mijë euroshe; Klosi: Jeni në ethe zgjedhore

Përmbytjet në pjesën më të madhe të vendit, kanë shërbyer për debat politik në tryezat e Tiranës, pa munguar dhe dozat e akuzave të lidhura dhe me betejën elektorale të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.Teksa po diskutohej ligji për pushtetin vendor, deputeti demokrat Eduard Halimi, akuzoi Kryeministrin se kur pjesa me e madhe e vendit është nën pushtetin e ujit, në Durrës vijon mbjellja e palmave. Kjo akuzë mori përgjigjen e deputetit socialist Blendi Klosi.Eduard Halimi: “ I shërbejnë këtij modeli që kemi sot ne, që Fieri përmbytet dhe vuajnë për bukën e gojës, ndërsa në Durrës mbillen 360 palma nga 6 mijë euro secila”.Blendi Klosi: “ Fieri u përmbyt dhe Vlora u përmbyt dhe Vjosa doli nga shtrati sepse ndërtimet pa leje mbi kolektorë, ndërtimet pa leje që ju miratuat kur ishit në pushtet, qoftë dhe në fund të funksionimit tuaj bënë që territori i Shqipërisë të ishte krejtësisht i pambrojtur dhe natyra të reagonte. Fieri nuk u përmbyt nga palmat e Durrësit, por ato ju verbojnë juve, sepse edhe gara e ardhshme elektorale, edhe kjo që po bëni këtu sot ka të bëjë me territorin, ka të bëjë me qytetarët”.Në vazhdimësi Partia Demokratike, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mbledhë Shtabin e Emergjencave dhe të vërë në jetë një plan konkret masash për lehtësimin e situatës.