Mustafa shkarkon Jabllanoviçin, VV: Do festojmë në shesh nesër
Qeveria e Kosovës është dorëzuar përballë presionit të partive opozitare dhe ka vendosur të shkarkojë Ministrin serb, Aleksandër Jabllanoviç.Pas dy protestave të dhunshme, thirrjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje paqësore, si dhe një ditë para protestës së tretë të paralajmëruar nga Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, Mustafa ka deklaruar se Jabllanoviç nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar."Unë mund t'iu njoftoj se nga sot ministri Jabllanoviç nuk është pjesë e kabinetit qeveritar", ka thënë Mustafa.Lajmi sigurisht nuk është mirëpritur nga Ministri për Kthim dhe Komunitete, partia e të cilit ka kërcënuar me largim nga koalicioni qeveritar vetëm pak minuta pas deklaratës së Mustafës."Lista Srpska është dëshpëruar edhe mendojmë se vendimi është i ngutshëm . Nuk e pranoj këtë vendim" ka thënë ai.Megjithatë, Lista Srpska ka njoftuar se do të qendrojë në qeveri deri në fillimin e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa në ditët në vazhdim do të dalë edhe me një deklaratë zyrtare.Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka përshëndetur vendimin e qeverisë. Në konferencë për shtyp, menjëherë pas asaj të Mustafës, Visar Ymeri bëri të ditur se protesta e radhës, e cila do të mbahet për Trepçën do të shtyhet për një ditë tjetër, ndërsa deputeti i po kësaj partie, Rexhep Selimi, u citua nga mediat kosovare të thoshte se të mërkurën njerëzit do të dalin në shesh për të festuar."I njoftojmë qytetarët e Kosovës, se protesta e paralajmëruar për nesër, shtyhet për një ditë tjetër, është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër, dhe për këtë natyrisht se do të iu njoftojmë me kohë. Protesta e ka pasur dy kërkesa, shkarkimin e Jabllanoviçit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike. E para është plotësuar mirëpo e dyta ende nuk është plotësuar, siç jeni njoftuar", tha Ymeri.Ndërsa ka mbrojtur edhe një herë vendimin për aprovimin e ligjit për Trepçën, duke thënë se qeveria e shpëtoi kompleksin e minierave nga falimentimi, Kryeministri tha se qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar stabilitetin në rajon, në prag të rifillimit të bisedimeve me Serbinë."Po të mbetej Trepça ashtu si ishte me vendim të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Kushtetuese sot Trepça do të ishte në procesin e falimentimit. Po qeveria dhe kuvendi i Kosovës e ka marrë vendim për ndryshimin e ligjit mbi organizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe aseteve të tyre dhe kemi pamundësuar që Trepça t'i nënshtrohet procesit të falimentimit ndërkaq riorganizimin i mëtutjeshëm i Trepçës dhe definimi i saj pronësor do të bëhet pasi që të bëhet strategjia për Trepçën", ka thënë Mustafa.