Drafti i arsimit të lartë, akademikët: Do bëjmë grevë nëse nuk ndryshon

Drafti i arsimit të lartë është kundërshtuar nga akademikët e Universitetit të Tiranës. Ata kanë paralajmëruar në shkurt nisjen e një greve në rast se ky do të jetë variant i këtij dokumenti. Në forumin "për liritë akademike dhe autonominë", akademikët shprehën qëndrimin e tyre dhe thanë se është cënim i plotë i Universiteteve dhe në anën tjetër i jep prioritet vetëm Universiteteve private.Tiranë- Akademikët e Universitetit të Tiranës u shprehën kundër draftit të arsimit të lartë dhe paralajmëruan grevë në rast se kjo do të ishte dokumenti përfundimtar i kësaj reforme.Qëndrimi u bë i ditur në forumin "Për liritë akademike dhe autonominë e Universiteteve". Duke shprehur të gjithë kritikat në forum, Mark Marku, tha se Ministria është tallur me Universitetet dhe për këtë arsye kundërpërgjigjia e akademikëve shkon deri në grevë në muajin shkurt.Mark Marku:"Kemi vendosur që ti përgjigjemi ndryshe. Presim që drafti i ri i projektligjit të dalë dhe në momentin që del nëqoftëse vazhdon përpjekja për të cënuar liritë akademikë dhe autonominë universitare ne pastaj do ti përgjigjemi me të gjitha mjetet demokratike që kemi në dispozicion dhe që lejon Kushtetuta, deri në grevë.Ndërsa sociologu, Zyhdi Dervishi, mendon se agjencitë e ngritura në këtë draft nuk janë gjë tjetër veçse një kontroll i Qeverisë ndaj Universiteteve.Zyhdi Dervishi: " Një masë për të mbuluar ushtrimin e pushtetit nga Qeveria. Me keqardhje e them që aty duket më shumë sikur ky ligj është bërë për arsimin universitar, jopublik".Ndërsa Agron Gjekmarkaj tha se akademikët duhen të bëhen bashkë për këtë kauzë të rëndësishme.Agron Gjekmarkaj: " Fakti që jemi mbledhur këtu është e nevojshme të bashkohemi të gjithë bashkë në një kauzë për të mbrojtur Universitetin, i cili po shndërrohet gati në një shtojcë të administratës".Akademikët vijuan të argumentojnë se Qeveria nuk po i sheh Universiteet si pasuri kombëtare, e deri tek financimi i 25 viteve të fundit." Në fakt ata që e kanë hartuar për së dyti këtë draft që na ka ardhur, ose nuk e njohin fare arsimin publik, ose janë njerëz që nuk e kanë marrë në konsideratë që arsimi publik në Shqipëri është një pasuri kombëtare"." Shteti shqiptar ka të paktën 5 vite që nuk mbulon dot as rrogat. Pra nëqoftëse rrogat e Universitetit shqiptar janë 12 muaj, shteti dalëngadalë këto 5 vitet e fundit nuk rrit rrogat. Atëherë në momentin që shteti nuk merr përsipër financimin e Universiteteve, me çfarë të drejte kërkon rritjen e cilësisë?Pedagogët e Universitetit të Tiranës nuk u morën gjerësisht me përmbajtjen e draftit, sepse siç thanë ata i kanë përcjellë rekomandimet 6 muaj më herët dhe se drafti përfundimtar nuk ka asnjë reflektim të punës së tyre.