Lumi Devoll përmbyt 200 ha tokë në fushën e Maliqit

Korçë- Fryrja e lumit Devoll nga reshjet e ditëve të fundit ka përmbytur mbi 200 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit.Fermerët e prekur nga përmbytjet thonë se nëse uji nuk tërhiqet prodhimet do të shkojnë dëm.Atyre u rrezikohen të ardhurat e gjithë vititSipas drejtorit te Bordit të Kullimit është e pamundur të ndërhyhet për shkak se niveli i lumit ka dalë mbi nivelin e tokave.E vetmja zgjidhje për drejtorin Nexhip Merollin është ndertimi i një hidrovori."200 ha janë përmbytur, pjesa më e madhe janë tokë e papunuar" thotë ai.Më e renduar situata paraqitet tek vendi i quajtur Pylli i Fazaneve, ndërkohë që nese reshjet do rikthehen situata pritet te perkeqesohet./Oranews.tv/