Legalizimet, hapet zyrë ALUIZNI në Vorë, Gjermeni: Zgjidh informalitetin
Fluksi i ndërtimeve në zonën e Vorës është bërë shkak për hapjen e një zyre të re të ALUIZNI-t, e cila do ti shërbeje proçesit mbi legalizimin e ndërtimeve pa leje.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame.Në fjalën e saj ministrja Gjermeni tha se kjo zyrë është ndërtuar me kontribut vullnetar nga vetë banorët dhe se do ti shërbejë atyre që të zgjidhin problemet me ndërtimet informale.Ndërsa kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame theksoi se, kjo zyrë do të jetë më afër qytetarëve dhe do ti shërbejë në mënyrë trasparente dhe do të ulë korrupsionin.Në 10 vite e fundit janë ndërtuar në Bashkinë e Vorës rreth 35 mijë ndërtime, ndërsa me ndarjen e re territoriale, zyra e re do ti shërbejë edhe dy zonave të tjera si komunës Prezë dhe Bërxullin.