Testimi në arsim, opozita replika me Nikollën në Komisionin e medias

Testimi në arsim është debatuar sërish në Komisionin e Medias, ku opozita ka akuzuar Ministren e Arsimit, pasi sipas tyre nuk do sjellë asnjë rezultat. Në Komision është rikthyer vëmendja edhe për skandalin e Drejtoreshës së Arsimit në Lushnje.Tiranë- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje skandalin e Drejtoreshës së Arsimit në Lushnje, duke përplasur ashpër ish-Ministrin e Arsimit Genc Pollo dhe Ministren aktuale Lindita Nikolla.Nikolla: “Është para drejtësisë për tu përgjigjur për të gjitha zullumet”.Pollo: “ Më falni zonja.Minisre pyetja ime në shkresë ka qenë nëse ajo është emëruar në përputhje me ligjin apo jo. Dhe unë do të kisha preferuar saktësisht pyetjes të merrja saktësisht përgjigjen përmes shkresës Çështjen e dënimit publiku e di.Nikolla: “Pyetja juaj nuk ishte kjo por unë i përgjigjem edhe pyetjes suaj. Zonja. Tabaku ka qenë Drejtoreshë e zyrës arsimore Lushnje e komanduar nga Drejtori i Drejtorisë arsimore rajonale Fier dhe pa realizuar të gjitha proçeset e konkurimit”.Përplasje në Komision solli edhe çështja e testimit të mësuesve, ku Ministrja e Arsimit Nikolla ishte thirrur për të dhënë llogari.Edhe pse Nikolla theksoi faktin se testimi ishte një mënyrë për të rritur cilësinë në sistemin arsimor, sërish opozita e kontestoi atë pasi sipas tyre ai nuk do të sjellë asnjë rezultat.Nikolla: “ Ne adresuam një sisem të ri, që ka gjetur mbështetjen e të gjithë mësuesve të përfshirë në këtë sistem”.Peza: “Testimi i mësuesve që ju keni zhvilluar në dhjetor, arsyeja për të cilën ju jeni këtu sot, është një detaj shumë i vogël në terësinë e reformave që duhen ndërmarrë”.Tafaj: “ Testimi i arsimit që ju keni ndërmarrë nuk është i nevojshëm. Ju keni në dorë që të gjithë infrastrukturën institucionale që ju jep ligji dhe mekanizmat për të rritur shkallën e kualifikimit të mësuesve”.Pollo: “Keni shkelur ligjin dhe keni bërë diçka pa bazë ligjore, ndërkoqë që po ai funskion realizohet në bazën ligjore që ekziston në ligjin aktual dhe instrumentat i keni përfshirë dhe institucionet. Dhe nuk keni nevojë të merrni hanxharin kur ju ka dhënë ligji bisturinë”.Nikolla: “Rezultatet do flasin vetë dhe unë do jem këtu për të thënë sesa ju nuk kishit të drejtë kur paragjykuat këtë proçes.Testimi për mësuesit u zhvillua në datë 6 dhjetor të vitit të kaluar ku morën pjesë rreth 5300 mësues nga e gjithë Shqipëria në 25 profile.Ndërkohë që në muajin mars mësuesit do ti nënshtrohen një tjetër testimi.Arsimi ishte sektori i parë që u testua nga Qeveria, ide që më pas u përqafua edhe nga institucionet e tjera.