Stuhi bore në SHBA, verilindja në gjendje kritike

Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur nga moti i keq dhe stuhi të frikshme dëbore për herë të dytë brenda 7 ditëve.Vendi është paralizuar, pasi bora e madhe dhe stuhitë kanë cuar në vonesa të disa fluturimeve, duke vështirësuar trafikuan ajror.Probleme janë shënuar edhe në rrugë, ku qarkullimi i mjeteve është kryer me vështirësi. Stuhitë e reja me erëra të forta vijnë vetëm pak ditë pasi zona mes Nju Jorkut dhe Bostonit u mbulua me borë.Autoritetet thonë se si pasojë e motit të ashpër, shtatë persona humbën jetën në dy ditë, të dielën dhe të hënën.Një grua u godit dhe për pasojë humbi jetën nga një pastruese bore në periferi të Bostonit, një punëtor në universitet humbi jetën nga i ftohti dhe katër persona vdiqën në aksident rrugor në Nju Jork dhe i fundit u aksidentua me motorr në Michigan.Në Konetikat, 48 centimetra bore iu shtuan në 2 shkurt shtresës së zënë nga reshjet e mëparshme. Aq e madhe ishte forca e erës në juglindje të Virxhinias sa përmbysi një kamion në zonën e Hamptonit, ndërkohë që erërat me fuqi 100 km në orë dhe shirat e rrëmbyer kanë lënë 17 mijë familje pa energji elektrike në mesin e ngricës.Shërbimi kombëtar i motit amerikan ka parashikuar reshje dhe stuhi edhe në ditët në vijim, por banorët e prekur nga bora e madhe ngushellohen me brejtësin fil, prashikuesi i famshëm i motit, të cilin e zgjojnë në muajin shkurt nga stofulla e tij dhe e nxjerrin jashtë për të parë motin.Nëse Fil kthehet brenda, per vendasit nënkupton edhe 6 javë të tjera dimër të egër.