Humbjet në rrjet, Haxhinasto paralajmëron aksion edhe për ujin
Ministri i Transportit paralajmëroi një aksion të ngjashëm me atë të energjisë edhe në Ujësjellës.Sipas Haxhinastos nevoja për ndërhyrje bëhet alarmante nisur nga niveli i lartë i humbjeve në rrjet që është 67 %.“ Uji është një aset i jashtëzakonshëm kombëtar, por nuk është trajtuar akoma si i tillë nga gjithë sistemi. Problematika është e qartë, janë tre probleme kryesore për sektorin. Niveli i jashtëzanshëm i humbjeve, 67% në përgjithësi për sistemin, e dyta është energjia.Vazhdojmë të kosnumojmë nivele të larta energjie 1.8 miliard lekë në vit është fatura. Dhe sëfundi janë kapacitetet njerëore që kanë problematikën e tyre dhe sjellin në fund të fundit këtë situatë në sistemin e Ujësjellës-Kanalizimeve”.Gjithashtu gjatë analizës janë prezantuar edhe prioritetet kryesore për reformën që do të përfshijë këtë sektor, ku ndër të tjera është evidentuar fakti që burimet njerëzore do të kualifikohen, trajnohen e do të kalojnë të gjithë në testim.Sipas Haxhinastos nuk mund të pranohen më njerëz të paaftë apo që nuk i përkasin dhe përgjigjen përgjegjësive që kanë.