Arratisja e Stresit, gjykata lë të lirë tre policët e arrestuar. Lushaj në kërkim

Pas arratisë së, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, tashmë janë liruar nga paraburgimi 3 policët, të cilët me veprimet dhe mosveprimet, dyshohen se e lanë të lirë këngëtarin.Gjatë seancës së sotme, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për dy efektivet e policisë, Bashkim Dybeli dhe Sajmir Cinga dhe lirim të menjëhershëm për efektivin Mark Gjonpalaj.Këngëtari Stresi u arratis nga komisariati nr.3 i policisë, ku u shoqerua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Per arratisjen u arrestuan tre policë, ndërsa për 9 të tjerët nisën hetimet në gjendje të lirë.Tre akuza rëndojnë mbi Lushaj "mosbindje ndaj urdhrit të policisë", "largim nga vendi i vuajtjes se dënimit" dhe "drejtim të mjetit pa patentë".