Përmbytjet në Novoselë, uji nis të tërhiqet , banorët kërkojnë dëmshpërblim

Shfaqen dëmet e para të shkaktuara nga përmbytja e lumit Vjosa. Pas uljes së nivelit të ujit bagëtitë e ngordhura kanë dalë në sipërfaqe.Banorët kërkojnë dëmshperblime pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimi i Vjosës. Bëhet fjalë për sipërfaqe të tëra nën uje,bagëti të humbura e shtëpi të dëmtuara.“Duam ushqime, bukë, një herë, nuk kemi as ushqim për bagëtitë e ngelura. Asnjë ndihmë as ushtri as polici nuk na kanë ardhur në fshatin Bishan”Na ka rrëzuar të gjithë ullinjtë, kur të ikë uji do shikojmë dëmet e vërteta" thonë ata.Banorët thonë se në fshat nuk panë askënd që t'u vinte në ndihmë në momente të vështira, teksa rrëfejnë castin e vërshimit të ujit.Një bilanc dëmesh bën edhe kryeplaku i fshatit Bishan, një nga më të prekurit nga përmbytja.Albert Doraci kryeplaku i Bishanit: “Ka probleme me kullimin. Mbi 70 % e banesave janë përmbytur. Baza ushqimore e blegtorisë është e përmbytur plotësisht. Ka ngordhje të bagëtive”Ndërkohe shtabi i Forcave të Armatosura ka vijuar shpërndarjen e ndihmave për ata banorë që u prekën nga përmbytja.Pjesa më e madhe e banorëve të zonave të përmbytura janë rikthyer pranë shtëpive edhe pse ato janë të pabanueshme./Oranews.tv/