S'ndalet eksodi nga Kosova

Duken imazhe të viteve '90, por vijnë nga Kosova dhe qytetarët po largohen nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë.Autobusi është shumë i vogël krahasuar me turmën e madhe që pret të gjejë një vend, ndërkohë që siç shihet, mes tyre ka edhe fëmijëKa lot dhe dhimbje në sytë e familjarëve që kanë dalë të përcjellin të afërmit e tyre, të cilët luten për ndaljen e këtij fenomeni"Jam në gjendje ta jap edhe jetën vetëm për t'i ndalë këta njerëz të mos e lëshojnë vendin. Këta janë spiunët e Serbisë që po i bartin njerëzit.  Më kanë ikë 4 anëtarë të familjes.Të gjithë këta që po ikin janë raste sociale. E përcolla mbesën." thotë një qytetar duke bërë me faj qeverinë. "Isa Mustafa e Hashim Thaçi është më mirë të merren me ikjet sesa me Jabllanovicin" nënvizon më tej.Në autobusin me 45 vende kanë hipur 200 pers0na dhe nuk mbaron me kaq. Në ditët në vijim do të të ketë ikje të tjera."Vëllai nuk ka hipur ende në autobus, nuk ka vend, është me gruan dhe fëmijët" thotë qytetari.Sipas statistikave të fundit, numri i qytetarëve kosovarë që kanë dalë jashtë vendit është mbi 24 mijë dhe po vazhdon të rritet./Oranews.tv/