Renci pret Tsipras në Romë: Fitorja e tij na jep shpresë, jo frikë
Fitorja e Tsipras është fitorja e shpresës dhe jo e frikës. Me këto fjalë inkurajuese, Mateo Renci, ka shprehur vlerësimin për homologun grek, Aleksis Tsipras, pasi priti për një orë në Romë kreun e ri të qeverisë greke."Kemi të njejtën moshë, por vijmë nga përvoja të ndryshme dhe familje të ndryshme politike. Megjithatë kemi një ide të përbashkët për ta rikthyer politikën si një mundësi për të ndryshuar gjërat", ka thënë Renci në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin grek.Renci shprehu besimin se janë të gjitha kushtet që mes Athinës dhe Brukselit të arrihet marrëveshja, por ritheksoi edhe një herë se si në Greqi, ashtu edhe në Itali, ka nevojë urgjente për reforma.Vizita e Tsiprasit në Romë është pjesë e turit europian që Kryeministri grek dhe Ministri i tij i Financave, Janis Varufakis, po bëjnë për të bindur Europën se kanë një plan alternative për shpëtimin e Greqisë pa përfshirjen e Trojkës.