Tërhiqet lumi Vjosa, në Selenicë rrezikohen pompat e ujit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2015, 18:44
Situata në qytetin e Selenicës nga prurjet e lumit Vjosa vijon të shkaktojë dëme të mëdha.Mëngjesin e sotem lumi Vjosa është tërhequr në shtratin e tij duke marrë me vete kabinën elektrike që furnizon qytetin, ndërsa rrezikohen popmat qe furnizojnë Selenicën me ujin e pijshëm.Kryebashkiaku, Ferdinand Aligjoni, i ndodhur në vendgjarje për survejim të situatës bën të ditur dëmin që pritet të shkaktojë terheqja e lumit.Sipas Aligjonit vetë kryeministri Rama është interesuar për të ditur gjendjen në të cilën ndodhet qyteti.Aligjoni ka kërkuar ditën e sotme edhe ndihmë nga Shtabi i Forcave Emergjente për të mbajtur nën kontroll gjendjen.Duket se lumi Vjosa nuk po kursen me asgjë çfarë i del perpara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.